KALEMAJ Faik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1905, në Tepelenë. Më 12 shkurt 1952, me vendim nr. 15, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje në Greqi» dhe e dënoi me 2 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua sërish më 1959, dhe më 11 qershor të po atij viti, me vendim nr. 20, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 15 vjet burg. Më 16 korrik 1976, me vendim nr. 49, Gjykata e Tepelenës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 46-47.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]