KALIVAÇI Sulo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Bistrovicë, Berat. Më 28 shtator 1948, me vendim nr. 197, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi me 8 vjet burg, punë të detyruar dhe konfiskim pasurie. Më 6 dhjetor 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e shpalli të pafajshëm. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 278.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]