KALIVA Irini
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Pepel, Gjirokastër. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 24, më 18 qershor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Gjirokastra në Kamëz (Tiranë), prej 30 tetor 1949 deri më 1953. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 530-531.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]