KALIVOPULLI Dr. Aleksandër

KALIVOPULLI Dr. Aleksandër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mjek patolog. U lind në Bularat të Dropullit të Sipërm, në rrethin e Gjirokastrës. Kreu Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Athinës. Drejtoi pavijonin e patologjisë në spitalin e Gjirokastrës. U arrestua me 1961 si një nga dy drejtuesit e të ashtuquajturit «Grupi i Minoritetit Dropull-Gjirokastër» dhe u dënua me 18 vjet heqje lirie. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1963.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]