(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1919, në Shishtavec, Kukës. Më 30 dhjetor 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi për motive politike, më 1946, në Kukës. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 216-217.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "KALLABAKU Osman" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/kallabaku-osman