(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1908, në Tiranë. U internua për motive politike. Më 10 gusht 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Krujës, prej datës 10 korrik 1945 deri më 8 dhjetor të vitit 1963. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 35-36.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]