KALLULLI Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1912, në fshatin Sasaj të Sarandës. U arrestua më 2 shkurt të vitit 1946, dhe më 31 tetor të po atij viti, me vendim nr. 609, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme, punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimi dhe humbjen e të drejtave civile e politike. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 61-62.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]