KALO Boço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1875, në Gjirokastër. U pushkatua nga forcat partizane gjatë reprezaljeve në qytetin e Gjirokastër, nëntor 1943. Mes 11 viktimave ishte dhe djali i tij Tare Kalo [shih]. Forcat partizane drejtoheshin nga Shemsi Totozani, Shefqet Peçi, Qemal Karagjozi dhe Islam Radovicka. Më 25 korrik 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për motive politike, më 18 nëntor 1943. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 742-743; Agim Musta, Dosjet e gjalla, (Tiranë: Sh.B. Bilal Xhaferri, 1995), 14-15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]