KALO Tare
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër. I diplomuar për gjuhë-letërsi në Firence (Itali), mësues në gjimnazin e Gjirokastrës. Përkrahës i BK. Komunistët e kishin dënuar me vdekje; i rrethuan shtëpinë dhe kërkonin që të dorëzohej, me premtimin se do t’i falnin jetën. I dogjën shtëpinë. Ai zbriti me litar dhe luftoi derisa vdiq. Komunistët nuk i lejuan tri motrat ta merrnin trupin e tij, por e hodhën në një përrua ta hanin egërsirat. Po atë ditë, komunistët i ekzekutuan të atin 65 vjeçar, Boço Kalo [shih], së bashku me 9 persona të tjerë, përfshi dhe 16-vjeçarin Duro Shehu. Një formacion ushtarak i BK u quajt Batalioni Tare Kalo. Më 25 korrik 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për motive politike, më 18 nëntor 1943. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 744-745; Agim Musta, Dosjet e gjalla, (Tiranë: Sh.B. Bilal Xhaferri, 1995), 14-16.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]