KALOSHI Lije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1943, në Peshkopi. U internua për motive politike. Më 13 mars 1993, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Dibrës në rrethin e Lushnjës, prej datës 17 tetor 1960 deri më 30 shtator 1991. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 98-99.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]