KALOSHI Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 mars të vitit 1923, në Peshkopi. U arrestua më 22 shtator 1950, dhe më 22 janar 1951, me vendim nr. 41, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka dezertuar nga radhët e ushtrisë për t’u arratisur në Jugosllavi dhe ka nxitur shokët e tij për t’u arratisur» dhe e dëoi me 6 muaj heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 401-402.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]