(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1896, në Sinë. U arrestua më 1 qershor 1946, dhe më 10 qershor të po atij viti, me vendim nr. 139, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor si «bashkëpuntor i okupatrit duke luftuar kundër ushtrisë N. Çl dhe mbas çlirimit ka bashkëpunuar me kriminelët e luftës» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 36-37.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]