KALOSHI Shane
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1890, në Dibër. U internua për motive politike. Më 1 qershor 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Dibrës në rrethin e Beratit, prej 5 prillit të vitit 1946 deri më 5 dhjetor 1956. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 262-263.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]