KAMATA Xheladin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1930, në Shkodër. Më 2 dhjetor 1947, me vendim nr. 265, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin si armik i popullit, pjesmarrës në një organizatë tradhëtare, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe sabotator në sektorin ushtarak» dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet dhe heqjen e gradës. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 97-98.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]