KAMBERI Azem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Sevaster, Vlorë. Arrestuar më 19 tetor 1954. Më 8 prill 1955, me vendim nr. 20, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «veprimtari armiqësore para çlirimit» për «sabotim ekonomik» dhe për «agjitacion e propagandë» me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Liruar më 1 korrik 1964. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 184.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]