KAMBERI Myhyrie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1948, në fshatin Kashar të Tiranës. U dëbua për motive politike. Më 30 prill 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Kashari në Breg-lum të Tiranës, prej datës 13 nëntor 1951 deri më 13 nëntor 1961. F. 1, V. 2014, D. 14, f.148- 149.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]