KAMBERI Shemsi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Zimur, Dibër. Më 21 tetor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi, për motive politike, më 5 gusht 1948, në Dibër. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 425-426.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]