KAMENICA Koço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Korçë. Arrestuar më 5 dhjetor 1944. Më 5 qershor 1945, me vendim nr. 99, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «spiun i gjermanëve dhe Simit», me 7 vjet burg. Më 1 qershor 1955, u arrestua përsëri. Më 12 tetor 1955, me vendim nr. 37, Gjykata Korçë e dënoi për «agjitacion e propagandë» me 8 vjet burg. Liruar më 30 prill 1963. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 452.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]