KAPA Istref
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1907, në Ceravë. U dënua për motive politike. Më 22 qershor 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Pogradecit në Kamzë të Tiranës, prej datës 10 janar 1949 deri më 10 mars 1950. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 150-151.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]