KAPEDANI

Kapedani

Viti:
1972

Zhanri:
Komedi

Shteti:
Shqipëri

Prodhuesi i filmit – Studio:
Albfilm, Tirana

Data e Publikimit:

Regjia:
Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi

Producent:
Vangjush Zallëmi

Skenari:
Skënder Plasari

Muzika:
Tasim Hoshafi

Aktorë:
● Albert Vërria
● Nikolin Xhoja
● Flora Mërtiri
● Zagorka Shuke
● Ismail Zhabjaku
● Petro Duka
● Lazër Filipi
● Robert Ndrenika
● Hyrie Ahmeti
● Ferit Gjevori
● Haxhi Sejko
● Melpomeni Çobani
● Dario Llukaçi
● Fatbardha Lalo
● Rauf Pojani
● Valbona Simixhiu
● Reshat Arbana
● Saimir Kumbaro
● Meropi Xhoja
● Tefta Hamzaraj
● Mimoza Gjiriti
● Marika Kallamata

Subjekti:
Nje njeri i moshuar (Xha Sulo, Protagonisti ne film) udheton (ne kohe dhe ne hapesire) per ne Kryeqytetin e Shqiperise (Tirana) te takoj birin e tij, i cili punon dhe jeton aty. Pra kemi te bejme me dy dimensione te ketij udhetimi ne te cilen shpalosen konfliktet midis dy gjeneratave. Tema pra eshte – Konflikti midis dy gjeneratave dhe PROGRESIONI. Mjeti i percimit te kesaj eshte UDHETIMI qe simbolizon PROGRESION (Levizja, pasi vetem nga levizja nga A ne B na ben te ditur se kemi te bejme me dy pika veshtrimi, ku njera duhet te jete patjeter Progresion). Ne konfliktin e gjenerate kemi te perfshire dhe ate gjinor, pra te emancipimit te gruas socialiste. Albert Verria, aktori qe luan rolin e xha Sulos se moshuar, eshte nen 40 vjec ne ate kohe. Ne dimensionin e kohes kemi udhetimin e Protagonistit i cili udheton nga nje sistem i vjeter klanor i periudhes agrare (fshatare) ne periudhen “moderne” te realizmit socialist. Ky dimension konkretizohet ne film nga venia e Protagonistit (Xha Sulos) ne kontekstin shoqeror te fshatit, ne te cilen perfshihet edhe nje mik i tij fshatar, ky i fundit i shfaqur me te tera komplekset, pritshmerite dhe paragjykimet qe publiku ka ndaj tyre. Nga dimensioni hapesinor kemi udhetimin nga fshati ne qytetin modern, nje qytet qe eshte i ndertuar me punen dhe vullnetin e forte te NJERIUT TE RI KOMUNIST, puna e te cilit ka si qellim idealin e shoqerise socialiste nen udheheqjen e PARTISE KOMUNISTE dhe E. HOXHES. Filmi i kushton nje vemendje te vecante edhe karaktereve, pra mund te cilesohet edhe si “character-centered film”, ne te cilen vihet ne pah karakteri i XHA SULOS si perfaqesues i kesaj gjenerate me te tera komplekset qe i karakterizojne. Simboli i gjenerates perfaqesohet me Babain, i ardhur nga nje kohe dhe vend tjeter, i cili takon Djalin e tij qe banon ne nje kohe dhe vend tjeter. Ndersa ai i veteraneve, ose i baballareve te kombit, mundimi i te cileve nuk eshte per tu hedhur poshte, simbolizohet me Nofken e Protagonistit: KAPEDANI. Meriten e luftes ja njohin, por rroli i tij ka perfunduar dhe tani MITET, TREGIMI I MADH kalon nga LUFTA — tek —- NDERTIMI i vendit. Pra kemi nje ndryshim ne KONTEXTIN e NARRATIONIT TE MITEVE, nga ajo luftarake ne ate te ndertimit te vendit. Pamvaresisht pse simbolet gjuhesore me te cilat keto MITE (MYTHS) shprehen nuk ndryshohen (ju kujtojme parrullat: LUFTE KUNDER KARKALECAVE, LUFTE KUNDER DEMBELIZMIT dhe AUTOKRITIKAT). Nderkoh qe pervec se mesazhit pro-progresist qe filmi percon, filmi ka si qellim ti dergoj edhe gjenerates se vjeter te veteraneve nje mesazh qetesues per problemet qe ata hasin me ardhjen e modernizmit. (E futur ne kontekstin e rrjedhjes se ngjarjeve te asaj kohe, nuk eshte cudi qe regjizori ka paraprire stuhine e madhe qe ndodhi mbas viteve ’70 dhe kthimin e Shqiperise nga MODERNISMI SOCIALIST ne TRADITIONALISM, si per ti rehatuar dhe qetesuar njerzit, se vlerat kombetare ishin vetem ato pastoriale dhe Nacionalizmi platonik i N. Frasherit ose pseudo-Dantesk i I. Kadarese ishin shpetimi i Kombit. Ne Traditionalism kemi nje sistem administrativ te mbeshtetur ne favore personale dhe klane, nderkoh qe ideologjia mbizoteruese eshte dashuria per kombin dhe romantizimi i historise. Kjo solli qe edhe projekti socialist per emancipimin e gruas shqiptare te nderpritet dhe rroli i saj ne shoqeri ti pershtatej konstrukteve kulturore fshatare. Gruaja perfundoi jo te emancipohej, por te shfrytezohej dy-fish nga sistemi (8-ore ne dite ne 7 dite pune ne fabrike) dhe nga familja patriarchale.) Regjizori ka bere nje perdorim shume te spikatur te nje mjeti psiko-analitik: ËNDËRËN. Ku fjala Ëndër ka te beje edhe me LIBIDON dhe deshirat ne psiko-analitik (ma ka ënda!). Me ane te endres regjizori tregon psiqiken e Protagonistit, qe eshte edhe reprezentatuese per gjeneraten e tij. Filmi ka nje fillimi shume origjinal: fillon me nje Makth. Cfare simbolizon konfliktet e brendshme shpirterore. Konteksti i enderes eshte edhe elementi i Kapedanit (xha Sulos) pra jeta dhe deshira e tij, midis MITIVE dhe ASPIRATAVE, te kaluares dhe te ardhmes. Kapedani e humb davane dhe komanden ndaj nje gruaje, qe duket sikur i ka te gjitha nen kontroll. Kjo per Kapedanin do te thote cburreri, cfare ne film shprehet me shkuljen e mustaqeve, te cilen ai e kryen vete. Kjo simbolizon friken e kastrimit (KASTRATIONSANGST) dhe vepren vete-kastrimit sipas Freud. Ne kontekstin e konfliktit midis gjeneratave simbolizon friken ndaj feminizimit (cburrerimit) te shoqerise shqiptare. Pra te ndryshimit te MITIT nga ai i LUFTES (MASHKULLORE) dhe te EPOKES SE GJUETARIT ne ate te QYTETARIT, Njeriut URBAN. Pra filmi ben fjale per pershtatjen (ADAPTION) e ketij karakteri ndaj ndryshimeve ne TREGIMIN E MADH por edhe ne realitetin politik te Shqiperise. Filmi eshte nje kryeveper i kinematografise shqiptare, si nga ana politike, pasi ka arritur ta percoj mesazhin politike shume qarte, si edhe nga ajo artistike, pasi karakteret i ka shpalosur shume mire.

BATUTA:

pika qe ste bie po nuk te preka fare moj dreq..

Shko moj kukumjaçke!

Mami eshte dekoruar edhe me Urdhrin e Punes.
Pse pune eshte kjo?

Ngrehu Xha Sulo sa poshte paske rene.
Me mbyten grate

kur ta kredh mustaqen e majte, ti do zbrazesh topin e majte

Po s’me late njehere rehat xhanem.
Kush je ti more?
Te thashe njehere,i biri i kovaçit jam.
Pse sa djem ka yt ate?
Vetem nje ka.
Edhe qe te tre me bridhni me çupat e Zeqos?

CJANE KETO KUKUMJACKAT QE KERCRJNE ME BRECKA NE SY TE BURRAVE?
I DI QEVERIA KETO GJERA , APO NUK I DI?
I DI GJYSHI , I DI!

Po ti me cilin sy e pe? Atë me xham apo atë pa xham?

A ka ketu ndonje burr qe te merrem vesh une???

Na moj ti je ne kete qeveri ti moj??

Pse nuk me shkojne???

apshu ( teshtime)
…. shendet!
Kush jeni ju more?
…Jemi ne te rinjte e fshatit

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:
6.6

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë
✤ Lidhja në IMDB

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "KAPEDANI" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/kapedani-2