(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1905, në Pogradec. U arrestua më 16 gusht 1949, dhe më 21 mars 1950, me vendim nr. 33, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesmarrje në një grup të organizuar e agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 136-137.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]