KARAÇI Mark Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Thirrë, Mirditë. Është internuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 24, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Tepelenë, prej 10 shkurt 1950 deri më 30 dhjetor 1950. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 612-613.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]