KARAJ Berle
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Librazhd. Është internuar për motive politike. Më 5 shkurt 1992, me vendim nr. 5, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Librazhdi në Fier, prej 15 dhjetor 1951 deri më 15 dhjetor 1956. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 356.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]