KARAJ Maqo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1949, në Elbasan. Më 11 nëntor 1975, me vendim nr. 98, Gjykata e Rrethit të Matit e deklaroi fajtor për «largim nga vendi i internimit» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. Më 5 janar 1981, me vendim nr. 1, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje të mbetur në fazën e përgatitjes» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 188-189.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]