KARAMANI Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Synej, Kavajë. Më 30 maj 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, më 6 qershor 1943, në Synej. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 451-452, Gazeta 55, 18 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]