(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1925, në Sinicë, Korçë. Partizan, komunist, sigurims, i persekutuar. Një nga arritjet si punonjës i Sigurimit: vjedhja e dokumenteve të UNRRA-s. U dërgua me mision “diplomatik” pranë Komisionit Ndërkombëtar Detar (Itali); me pasaportë diplomatike dhe emër të ndërruar: Thoma Sinica. Rrogën, postën e gjithçka i merrte në ambasadën jugosllave; banonte në shtëpinë e një anëtari të kësaj ambasade. Një nga detyrat e tij, të zbulonte pronat e shqiptarëve në Itali, që t’i grabiste shteti komunist shqiptar. Më 1959 e arrestuan si antisovjetik, më 1966 e internuan si pro sovjetik. Më 14 dhjetor 1966, me vendim nr. 55 të Komisionit Qendror të Internim- Dëbimeve u internua për 24 vjet nga Tirana në Grabian (Lushnjë).
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit