(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Leskovik. Më 3 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi si «reaksionar dhe sabotator i pushtetit popullor», me 5 vjet burg. Më 2 maj 1979, Gjykata e Kolonjës e dënoi për «agjitacion e propagandë», kundër pushtetit popullor, me 10 vjet burg, dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 787-788.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]