Karpas
(hebraisht)
Selinoja; pjesë e pandarë e lutjes së mbrëmjes. Sikur edhe marori, karpasi rikujton jetën e hidhur të izraelitëve nën robërinë e egjiptianëve. Karpasi hahet në fillim të darkës, që fëmijëve t’u jepet rasti të shtrojnë pyetje. Para ngrënies së karpasit, lahen duart dhe recitohet lutja: “Baruh Ata, Adonaj, Elo(h)enu, Meleh (h)aolam, bore peri (h)a-dama”. (I lavdëruar je Ti, o Zot i ynë, Mbret i botëve që krijon begatitë e tokës”).
[cite]