(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1900, në Krujë. U dënua për motive politike. Më 19 mars 1994, Drejtoria e Administratës pranë Ministrisë së Rendit Publik, njohu vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike prej 2 shkurtit të vitit 1946 deri më 1 korrik 1948. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 19-20.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]