KASHARI Sali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Kashar, Lushnjë. Arrestuar më 17 dhjetor 1949. Më 21 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për rrahje të Marshallit të Sigurimit, me një vit burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtës elektorale për një vit, dhe konfiskimin e pasurisë. Më 1960, u arrestuar përsëri. Më 2 nëntor 1960, me vendim nr. 122, Gjykata Popullore Lushnjë e dënoi për «fyerje të përfaqësuesve të pushtetit» me 6 muaj burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 71-72.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]