KASI Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1935, në Tiranë. Më 12 mars 1951, me vendim nr. 55, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisje» dhe e dënoi me 1 vit privim lirie. Më 18 shtator 1959, me vendim nr. 57, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. U lirua më 31 janar të vitit 1965 për plotësim kohe. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 15-16.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]