(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1927, në Korçë. Më 1948, është dënuar për arratisje dhe kalim të paligjshëm të kufirit, me dy vjet e tre muaj burg, punët të detyruar dhe 290 lekë gjobë. Më 8 shtator 1950, me vendim nr. 120, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «pjesëmarrje në grup tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë». Më 13 dhjetor 1961, me vendim nr. 207, Gjykata Tiranë e dënoi për «tradhti ndaj atdheut mbetur në tentativë» me 25 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 723.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]