KASNECI Nevrus
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Progonat, Tepelenë. Ish-anëtar i Ballit Kombëtar, u arrestua më 1948 dhe vdiq në dhomat e izolimit nga torturat. Me vendim nr. 237, më 12 prill 1993, Gjykata e Sarandës, vërtetoi njohjen e faktit të vrasjes nga forcat e diktaturës, në burgun e Delvinës, në maj 1948. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 566-567.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]