(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1915, në Kosovë. Më 17 dhjetor 1946, me vendim nr. 12, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi për «lidhje të ngushta me të arratisurit dhe armiqtë e popullit duke i strehuar dhe furnizuar», me 10 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave dhe konfiskim pasurie. Më 24 gusht 1950, me vendim nr. 135, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër popullit dhe pushtetit», me 8 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 319-320.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]