KAVAJA Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1912, në Kavajë. Student i shkollës teknike në Tiranë, e njohur si shkolla e Fulcit. Arrestuar më 17 janar 1946. Më 2 korrik 1946, me vendim nr. 5, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit popullor» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 69-70; Pjetër Pepa, Dosja e Diktaturës, (Botimet KUMI: Tiranë, 2009) 81.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]