KAZAZI Bektash
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Shkodër. Më 18 janar 1947, me vendim nr. 25, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e strehimit dhe furnizimit të kriminelëve të lufës» dhe e dënoi me 30 vjet burg dhe heqjen e të drejtave elektorale për aq kohë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 119-120.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]