KAZAZI Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Shkodër. Më 11 dhjetor 1994, Drejtoria e Administratës se Burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë, njohu vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga data 15 qershor 1946 deri më 5 janar 1947. I arrestuar për kryengritjen e Postribës. Vdekur në hetuesi. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 314-315.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]