KELLO Nevruz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1907, në Korçë. Më 8 nëntor 1945, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Me dekretin e nëntorit 1945, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg, kurse me dekretin nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi nga 10 vjet iu ul në 7 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 30-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]