KELMENDI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1930, në Pejë. Më 22 dhjetor 1984, me vendim nr. 7, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhti ndaj atdheut në formën e spiunazhit, vepra terroriste të mbetura në tentativë dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me vdekje dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 28 janar 1985, me dekret të P.K.P., dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 430-431.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]