KEQI Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Ishëm, Durrës. Më 11 nëntor 1993, me vendim nr. 991, Gjykata Krujë vendosi njohjen e faktit të qëndrimit në arrati nga periudha 30 nëntor 1944 deri më 21 shtator 1953 dhe më pas vrasjen pa gjyq nga forcat e ndjekjes, për motive politike, më 21 shtator 1953. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 2-4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]