Kerijat shema

Kerijat shema
(hebraisht)

Tregim (recitim) pjesë nga “shema Jisrael” (“Dëgjo, o Izrael”). Në librin e pestë të Moisiut, 6:4-9, në pjesën të quajtur me fjalët, sipas të cilave edhe fillon “shema Jisrael” (“Dëgjo o Izrael”) gjenden të shkruara këto fjalë: “Këto fjalë, të cilat unë po t’i urdhëroj sot, le të mbeten në zemrën tënde, përsëriti ato edhe kur të jesh shtrirë edhe kur të jesh në këmbë”. Në të njëjtën libër, 11:13-21, në kaptinën, që fillon me fjalët: “Ve(h)aja im shamoa tishmeu”, (Dhe do të bëhet nëse ju dëgjoni), thuhet: “Vendosni këto fjalë të mia në zemrat tuaja…. mësojini fëmijët tuaj të flasin me ato kur ti je ulur në shtëpinë tënde, kur je duke ecur, kur je shtrirë në shtrat dhe kur je në këmbë”. Vargjet e përmendura paraqesin urdhrin hyjnor sipas të cilit duhet të përmendet së paku dy herë në ditë. Në librin e pestë të Moisiut 16:3 hasim: “….T’i rikujtosh ditët e dëbimit tënd nga toka e Misirit (Egjiptit) gjatë të gjitha ditëve të jetës tënde”. Të urtit e Telmudit nga ky varg kanë kuptuar si një udhëzim praktik, që obligon në përmendjen (e çdo vendi kur foljet përmenden në Tevrat, ato të kuptohen si imperativ, kurse rabinët e kanë komentuar si udhëzim që fjalët e caktuara të nënvizohen), dëbimi nga Misiri në mëngjes dhe në mbrëmje.

Besimi — Judaik

[cite]