KETRI DHE UJKU

KETRI DHE UJKU

perralla per femije            Ketri duke u hedhur nga njëra degë në tjetrën, papritur ra te ujku që po flite. U hodh ujku dhe desh ta copëtojë ketrin e gjorë. Ketri iu lut: “Më lësho!” Ujku iu përgjegj: “Mirë do të të lëshoj, vetëm më trego se përse ju, ketrit, jeni kaq të gëzueshëm. Unë gjithmonë jam i mërzitur, ndërsa ju përherë luani dhe kërceni degë më degë!” Ketri i tha: “Vetëm më lësho të ngjitem në pemë: Që andej do të të tregoj, se këtu trembem shumë”. Ujku e lëshoi. Ketri si hipi në pemë, i tha: “Nuk e di pse je i mërzitur? Ti je inatçi i keq. Ligësia e përvëlon zemrën. Ne jemi të gëzuar, se jemi të mirë dhe askujt nuk i bëjmë keq!”

 

KETRI DHE UJKU
LEON  TOSTOI
Perralla per femije

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "KETRI DHE UJKU" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ketri-dhe-ujku