KICA Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1947, në Fushë-Bulqizë. Më 24 tetor 1987, Gjykata e Dibrës e dënoi «për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit në bashkëpunim, e mbetur në tentativë», me 10 vjet burg, heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet dhe heqjen e dekoratës; dhe për «agjitacion e propagandë» me 5 vjet burg. Përfundimisht, u dënua me 14 vjet burg dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 209-210.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]