KIKINO Musa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1910, në Korçë. Më 6 qershor 1945, me vendim nr. 68, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit», sepse «në vitin 1942 ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar», «është caktuar si përgjegjës terreni dhe ka bërë konferenca me qëllim që të grumbullonte e mobilizonte popullin në gjirin e Ballit dhe ta hidhte në luftë kundra çetave partizane» dhe se «ka patur përgjegjësinë e komisarit politik në Batalionin e Naxhi Mirakës dhe më vonë është caktuar Sekrear i Komitetit të Ballit për Beratin», ndaj e dënoi me 3 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare politike për 5 vjet kohë. Në bazë të nenit 51 të ligjit nr. 382n datë 24 dhjetor 1946 mbi D. P. P., dënimi iu kthye në 3 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 17-18.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]