(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik, matematikan, profesor i Gjimnazit të Fretërve. U lind në vitin 1901, në Dukagjin. U arrestua në tetor 1947 dhe iu nënshtrua torturave më të tmerrshme: për tri ditë e tri net u la i lidhur me një kufomë. Në përfundim të procesit gjyqësor, u dënua me 10 vjet burg, të cilat i kaloi në Burgun e Burrelit dhe në kampet e punës. Pas përfundimit të dënimit, u internua në Gramsh të Elbasanit dhe në Kuq të Vlorës, deri në vitin 1964. Vdiq te nipat e vet në Shkodër, mё 1986.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]