Kisha lindore
Emërtimi i të gjitha kishave të Lindjes, të cilat nuk e kanë pranuar Kalendarin e Koncilit të vitit 451, si p.sh., nestorianët, armenët, koptët, jakobitët si dhe të gjitha kishat kombëtare ortodokse, si p.sh., kishës greke, ruse, serbe etj…; ky emërtim përfshin gjithashtu edhe ato bashkësi fetare, të cilat gjatë historisë, në mënyra të ndryshme, kanë shfaqur lojalitet ndaj Romës, siç është pranimi i papës për prijës fetar, por në të njëjtën kohë i janë përmbajtur ritit fetar të Lindjes si dhe të drejtës kishtare të Lindjes, si p.sh., greko-katolikët (të bashkuar nga rajonet e ortodoksisë – ukrainasit, rusinët, si dhe grupe të tjera kombëtare), maronitët, melkitet, tominet, të krishterët e ritit malabark, armenët katolikë etj.