KJARJE Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1890, në Shkodër. U arrestua më 18 qershor 1953, dhe më 3 janar 1954, me vendim nr. 6, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e fajeve kundër popullit dhe përkrahës i personave të konsideruar si armiq» dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 27-28.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]