KOÇI Zeqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1934, në Durrës. Më 11 gusht 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi « për tradhëti ndaj atdheut», me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, pjesës së tij, dhe humbjen e të drejtave elektorale; për «agjitacion e propagandë», me 7 vjet burg; përfundimisht u dënua me 20 vjet burg, , konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, pjesës së tij, konfiskimin e monedhave të arit (47 napolona), dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet. Liruar më 2 shkurt 1974. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 539-540.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]