KOÇODONA Evridhiqi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Dhrovjan, Sarandë. Më 16 shkurt 1981, Gjykata e Sarandës e dënoi për «pjesëmarrje në grup armiqësor, me qëllim për të rrëzuar me forcë pushtetin popullor» dhe për «agjitacion e propagandë», me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 572-573.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]