(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1901, në Lurë, Dibër. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 28, më 18 prill 1994, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Mamurrasi në Berat, prej 11 shtator 1946 deri më 30 maj 1949. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 377/ 405-406.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "KOÇEKU Nazife" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/ko%c3%a7eku-nazife